Ministri serb: Jam pro ndarjes së Kosovës, arsyeja

“Pas ndarjes së kufirit mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, atëherë mund të veprojmë”, kështu është shprehur ministri serb Aleksandar Vulin, i cili tha se ai do të angazhohet për një ndarje të Kosovës dhe një përcaktim të qartë kufitar mes shqiptarëve dhe serbëve.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë të dhënë për “Vecernji Novosti”, ku tha se “Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë”.

Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Çështja është se sa pjesë të shteteve të tjera do të përfshihen. Me hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, të gjithë shqiptarët, duke përjashtuar dy komunat në Serbi, do të jetojnë në një zonë unike të sigurisë dhe hapësirën politike të NATO-s. Të gjithë shqiptarët kudo jetojnë, udhëhiqen nga Tirana”, nënvizoi Vulin.

Për Vulin, ndarja e mundshme e Kosovës duhet të vendoset me referendum nga populli.

Sa më shpejt që t’i ndajmë shqiptarët prej nesh, aq më lehtë do ta kemi të përparojmë”, tha më tej Aleksandar Vulin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT