Rikthehen vizat edhe për shqiptarët? – Sot vendos Këshilli i Ministrave të BE-së
Rikthehen vizat për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Për momentin, rreziku duket se ka ikur por një propozim i fundit i Komisionit Europian bën të ditur se rënia e “murit europian të vizave Schengen”, i rënë në dy faza: (nga 2009 e 2010) për Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnjën, ishte një akt aspak i pakthyeshëm.
Pikërisht sot në Bruksel pritet votimi i këtij propozimi. Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, suedezja Cecilia Malmström, më 24 maj prezantoi kërkesën e vendosjes së një klauzole “sigurie” që synon që në rrethana të jashtëzakonshme mund të rikthehet regjimi i vizave për qytetarët e një vendi të tretë.
Mekanizmi i ri, edhe pse nuk është cituar në mënyrë eksplicite, bën të qartë referimin për vendet e Ballkanit Perëndimor, që (me përjashtimin e Kosovës) kanë parë rënien e murit të vizave vitet e fundit.
Ky rregull është vënë, siç duket, nga rreziku i ardhjes së një numri të madh emigrantësh apo kërkuesish azil në vendet e BE-së. Tashmë, aprovimi i këtij propozimi parashikohet të miratohet në Këshillin e Ministrave të BE-së që mblidhet sot në Bruksel.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^
Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.