Para bashkimit të tokave – bashkimi i kokave!
Jemi komb që akoma nuk e dimë sa jemi, akoma nuk kemi inventar të hapësirës, të pasurive tona tokësore, ka thënë lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në fjalimin që mbajti në Fakultetin e Ekologjisë të USHT-së në Strugë.
“Sot jemi në një periudhë shumë të rëndësishme, jemi para një sfide të madhe se si do të zgjidhet çështja shqiptare: me armë apo me diplomaci?! Mes tjerash, nuk ka asnjë rast në botë që njeh historia, që është penguar bashkimi”, ka thënë Spahiu në fjalimin e tij.
Sipas liderit të Aleancës Kuq e Zi, shqiptarët janë shoqëri e politizuar dhe e militarizuar partiakisht, varësisht se cilës parti i takojnë, ndaj shqiptarët së pari duhet të synojnë “bashkimin e kokave para se të bashkojnë tokat”.
“Ne, si Shqipëri, në BE duhet të shkojmë të bashkuar”, shtoi Spahiu.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”