“Perplasen” shqiptaret me grekerit.Posteri i madh “Çameria eshte shqiptare” “terbon” greket
Pjesmarrja e shqiptarëve në datën 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lënë shije të mirë tek grekërit, sidomos tek komuniteti grek në SHBA. Ashtu si në vitin 1960, shtator 20, dhe më pasë , çdo manifestim apo protestat e shqiptarëve në Amerikë, do të notojnë në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë, që u vjen nga grekërit
NEW YORK CITY : Në datën 10 Tetor 2010-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, kësaj radhe ka qënë edhe një grup të rinjësh e të rejash , studentë në unversitetet amerikane që përfaqësojnë Organizatën Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, e cila e ftuar nga Fondacioni Cololombi, ishte organizatori i vetëm dhe zyrtar i kësaj parade, për pjesën e kuadratit të përfaqësimit të shqiptarëve të Amerikës. Megjithë mundësi të limituara, por me ndihmën e disa biznesmenve dhe veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, këta të rinjë e të reja, duket se e bënë të pamundurën, që edhe shqiptarët të dilnim sa më faqe-bardhë, që të tregonim si shqiptarë vlerat tona kombëtare.
Si e keni mësuar nga shtypi shqiptar në SHBA, atë ditë parakalimi si shqiptare, të veshur kuq e zi ka hijeshuar dhe zbukuruar sheshin me flamurin kuq e zi, duke sensabilizuar milionat e qytetarëve njujorkez dhe tërhequr vëmendjen e tyre, për gjatë rrugës Avenyja e Pestë. Me entusiasëm dhe dashuri ndaj kulturës sonë kombëtare, fëmijë shqiptar, nxënës të shkollave të Nju Jorkut, prindërit e tyre, dhe disa lider e verimtarë të komunitetiti arritën të krijojnë për më shumë se tre orë, në më shumë se 5 kilometra parakalim një atmosferë të shkëlqyer, shqiptare .
Mirëpo, duke e ditur se kjo paradë është një paradë e komunitetit Italian, në shenjë respekti dhe mirenjohje për këtë ditë, për të respektuar komunitetin Italian dhe këta të rinjë e të reja nën drejtimin Organizatës Rrënjët Shqiptare “Albanian Roots”, e ftuar nga Fondacioni Cololombi, që ishte organizatori i vetëm dhe zyrtar i kësaj parade, për pjesën e kuadratit të përfaqësimit të shqiptarëve të Amerikës ia dedikuan, zbuluesit të Amerikës, lundërtarit italian Christopher Colombusit.
Duke shfrytëzuar mundësin e kufizuar dhe pa shkelur ligjet dhe rregullat e manifestimit publik , organizata Rrenjët Shqiptarë, në kuadratin e tyre , me anë të disa parrullave, dhe fjalimeve shqip për shqiptarët, dhe veshjet folklorike të Çamërisë, me aq sa mundi, pjesën e saj pa ia prishur festën komunitetit italian në marshimin e tyre, simbolikisht në këtë paradë, u kan kushtuar shqiptareve të martirizuar të Çamerisës dhe te drejtes se tyre për pronat dhe mundësisë për tu kthyer në shtëpitë e tyre ,si të gjithë qytetarët e botës së lirë.
Mirëpo, kjo pjesmarrje e shqiptarëve në datën 10 Tetor 2011-te, kur u mbajt Parada Dita e Kolombit, nuk ka lënë shije të mirë tek grekërit, sidomos tek komuniteti grek në SHBA. Ashtu si në vitin 1960, shtator 20, dhe më pasë , çdo manifestim apo protestat e shqiptarëve në Amerikë, do të notojnë në një det të turbullt kërcënimesh, presionesh, e tensioni të fortë, që u vjen nga grekërit .
Sërish përplasja do të mbetët në dy fronte, atë të shqiptarëve në mbrojtje të të drejtave të tyre – sidomos për Çamërinë e martirizuar vënë ballë për ballë me atë të nëndheshëme dhe të mbidheshme të ekspasionit, shovinizmit, dhe pretendimeve territoriale ndaj vendit tonë të grekërve, që ende e mbajnë gjallë “Ligjin e Luftës”. Grekërit vazhdojn këtu në Amerikë, të provokojnë e të ndezin “hurët” e anti shqiptarizmit, me silogjet e të ashtuquajturit Vorio Epir, e nga krahu tjetër, edhe të ushtroin presion – kërcënoin dhe sulmoin shqiptarët e Amerikës.
I tillë si një sulm i paskrupullt ndaj shqiptarëve të Amerikës, presion dhe kërcënim duket se është edhe artikulli i gazetës greke Protothema(http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921) e cila shkruan se “Me një masë të pabesueshme propaganda, shqiptarët dhe kosovarët të Amerikës, kan “demostruar në mënyrë provokuese në zemër të Nju Jorkut, planet ekspansioniste,” ka deklaruar agjencia greke e lajmeve online, greke Greek American News Agency.
Më tej në artikull thuhet se “Në mënyrë të veçantë, një ditë-më popullore për amerikanët, e cila është festë federale në Shtetet e Bashkuara, e cila i dedikohet Christopher Columbus dhe quhet Dita e Kolombit, më 10 tetor, shqiptarët dhe kosovarët të Amerikës, që i përkasin diasporës shqiptare në Amerikë, kan mbështetur fortë dhe përkrahur idenë e “Shqipërisë së madhe”, duke mbajtur banderola të mëdha me një flamur gjigand që përfshinte “Shqipërinë e Madhe”, shkruan gazeta greke Protothema online.
Sipas saj “Parullat kundër Greqisë, dominuan në paradë nga shqiptarët duke mbajtur edhe flamurin shqiptar me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe të pikës së fokusuar të Tsamouri në Thesprotia”.
Flamuri i madh në qendër të paradës u shoqërua gjatë gjithë parakalimit në Avenyn e Pestë nga një poster i madh ku shkruhej “Çamëria është shqiptare”, shkruan kjo gazetë dhe shton se flamurin e madh e mbante një grup të rinj e të reja shqiptarë dhe kosovarë, pas tyre qëndronin qindra shqiptarë të tjerë veshur kuq e zi dhe me kostume popullore shqiptare mes tyre dhe kostumi i Çamërisë, përfshirë dhe vallëzime me parulla për Shqipërinë e Madhe dhe çlirimin, dhe pavarësinë e Kosovës!
Sipas gazetës greke Protothema(http://www.protothema.gr/world/article/?aid=153921), e cila e referohet axhensisë së lajmeve Greek American News Agency, thuhet se ” Të gjitha këto imazhe janë bërë me qëllim provokim kundër Greqisë. Imazhet e kësaj parade të shqiptarëve të Amerikës në mes të Nju Jorkut, i pa një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik amerikan dhe u transmetua nga një rrjete televizivë Amerikan nga më të mëdhat amerikane.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”