Shqipëria mund 1-0 Iranin, goli i fitores nga Vila
| Kombëtarja shqiptare e Futbollit |
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 1 – 0 miqësoren me Iranin, që u luajt në stadiumin e Beshiktashit në Turqi.
Goli i fitores u shënua nga Emiliano Vila në minutën e 59-të të takimit.
Futbollisti shqiptar shfrytëzoi një top jashtë zonës dhe me një gjuajtje fluturimthi shënoi në cepin e djathtë të portës kundërshtare.
Tekniku italian i kombëtares hodhi në fushë një formacion agresiv, i cili ushtroi vazhdimisht presion ndaj përfaqësueses së Iranit, e cila u shfaq rrezikshëm në dy tre raste. Madje arbitri i takimit anulloi një gol të shënuar nga iranianët, pasi topi ishte kapur me dorë nga sulmuesi i kësaj skuadre.
Nga ekipi kuq’e zi ra në sy aktivizimi i portierit Berisha si dhe i disa lojtarëve kosovarë që luajnë në Zvicër.
Xhani De Biazi bëri tre zëvendësime në pjesën e dytë të takimit, duke nxjerrë jashtë fushe Jahmir Hykën dhe Edgar Çanin.
Në fund të takimit kombëtarja pati edhe një rast tjetër për të shënuar, por sulmuesi Sadiku nuk e shfrytëzoi siç duhet topin e ardhur në adresë të tij.
Pas shënimit të golit kombëtarja është parë më e tërhequr duke i lejuar disa raste për shënim skuadrës iraniane.
Gjithsesi rezultati nuk ka ndryshuar.
Kjo është fitorja e dytë pas asaj të disa ditëve më parë kundër Katarit.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”