Arvizu: Ndryshimi nuk vjen brenda natës. Por nëse shqiptarët janë të vendosur, ndryshimi do të vijë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka organizuar pritjen tradicionale për Ditën e Pavarësisë së SHBA. Edhe pse festohet pas pak ditësh, ambasadori amerikan e organizon pritjen përpara me shqiptarët pasi shkon në vendin e tij për ta festuar atje 4 korrikun.
Duke folur për nismën më të fundit të ambasadës “Vepro tani” (Act Now), ambasadori tha se ndryshimi në Shqipëri do të ndodhë me përpjekjen e të gjithëve.
“Ndryshimi nuk do të vijë brenda natës. Por nëse shqiptarët janë të vendosur, ndryshimi do vijë,” tha ambasadori.
Pas ekzekutimit të dy himneve nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, Arvizu foli rreth 4 Korrikut dhe rëndësisë së kësaj date në historinë e Amerikës. Ai tha se SHBA është një vend ky qytetarët zgjedhin qeverinë, që përfaqëson të drejtat e tyre.
Ambasadori foli për rëndësinë e institucioneve të pavarura. Shtetet e Bashkuara e kanë theksuar shpesh këtë mesazh kohët e fundit. Këtë gjë theksoi Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, në mesazhin për presidentin e votuar, Nishani, këtë e theksoi edhe një zyrtar i DASH, Filip Riker.
“Në një demokraci pjesëmarrëse, është koncepti i zbatimit të ligjit, i institucioneve të pavarura për të administruar ligjin në mënyrë të drejtë, të paanshme,” tha ambasadori.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.