Itali: Boksieri lezhian që ‘grushton evropën’

Orial Kolaj, boksier në peshat gjysmë të rënda, brenda pak muajve ka fituar dy tituj të rëndësishëm: Kampion i Italisë në shkurt e i BE-së pak ditë më parë. Pas titullit kampion i Italisë, fituar para pak muajve, Orial Kolaj, boksieri lezhian 29 vjeç, që prej vitesh jeton në Lombardi, ka fituar më 1 qershor edhe titullin Kampion i Europës së Bashkuar. Në ndeshjen e fundit, ka mundur Dario Cichellon në Guidonia, në sheshin e Komunës përballë 3 mijë spektatorëve.

Pasi u shpall në shkurt kampion i Italisë, shqiptari i Italisë Kolaj fiton kështu titullin e dytë të rëndësishëm të karrierë së tij, të parin ndërkombëtar që mund ta projektojë shumë shpejt drejt titullit kontinental. Tashmë mban rekordin me 9 fitore e 5 barazime.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT