Berisha: Gjuha shqipe të ndahet nga letërsia
Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka kërkuar që në sistemin arsimor të ndahet lënda e gjuhës nga ajo e letërsisë. Berisha duke u uruar fëmijëve që nisin klasën e parë, një vit të mbarë shkollorë, shtoi se gjatë viteve që këto dy lëndë janë zhvilluar bashkë, gjuha është dëmtuar rëndë.
“Rëndësi kapitale për shkollën tonë kanë kurrikula e gjuhës shqipe. Të transformohet tërësisht gjuha shqipe, duhet të shtrihet në të gjithë ciklin dhe po të jetë e mundur edhe në atë parashkollor me elementet fillestar të saj”, tha kryeministri. “Gjuha është lëndë lider nuk mund të futet në sqetullën e letërsitë dhe kërkon ndarjen përfundimtar nga letërsia”.
Berisha u shpreh se dy shtyllat e shkollës shqipe duhet të jenë gjuha shqipe dhe matematika. “Në shkollë duhet të kemi dy shtylla; gjuhën dhe matematikën. Nëse i përmbahemi konceptit gjuhë-letërsi nuk bëjmë as gjuhën as letërsinë. Kurrikulat e reja duhet të hyjnë sa më parë në përdorim”, u shpreh Berisha.
Sipas tij gjuha shqipe është dëmtuar gjithë këto dekada që kjo lëndë është dhënë bashkë me letërsinë. “Nëse ka një divorc pozitiv dhe të sigurt është ky, gjuha veç, letërsia veç. E ka dëmtuar gjithë këto dekada gjuhën që është pas ADN-së, elementi më thelbësor i identitetit tonë kombëtar”, tha Berisha duke shtuar se “arsimi do mbetet përparësia më absolute e të gjitha përpjekjeve për zhvillimin e këtij vendi”.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.