Gjykata e Tiranës: SHBA po ndërhyn në proceset e drejta ligjore

Deklarata e ambasadës amerikane në Tiranë, se ata janë të tronditur nga vendimi për pafajësinë e të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit, ka sjellë edhe reagimin e trupës gjykuese.

Trupa gjyqësore, e cila dha vendimin për shpalljen të pafajshëm të dy gardistëve të akuzuar për ngjarjet e 21 Janarit, i ka cilësuar reagimet e djeshme të ambasadës së SHBA-së në Tiranë si ndërhyrje në një proces të drejtë, ligjor e të paanshëm.

Në një deklaratë për shtyp, tre gjyqtarët e çështjes së 21 Janarit, Besnik Hoxha, Ardiana Beraj dhe Arjana Gumbardhi i cilësojnë si paragjykuese deklaratat e ambasadës amerikane pasi sipas tyre vendimi nuk është zbardhur ende.

“Deklarata e SHBA është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor. Reagimi vjen para qëndrimit të prokurorisë dhe para zbardhjes së arsyetuar të vendimit. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë ligjor e të paanshëm”, thuhet në deklaratën e trupës së gjyqtarëve.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT