Dhunimi i varreve në Boboshticë, Apeli shpall të pafajshëm kreun e OMONIA-s, Naum Disho
Kreu i OMONIA-s së Korçës, Naum Disho dhe dy punëtorët Luan Zaçe e Alqi Koroveshi, të akuzuar për dhunimin e varreve në Boboshticë, janë shpallur sot të pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Ata akuzoheshin për dhunimin e varreve të Boboshticës si dhe ndërtimin ilegal të një memoriali kushtuar ushtarëve grekë. Skandali me varret e Boboshticës u mësua pas denoncimeve të fshatarëve, të cilit akuzonin kreun e OMONIA-s së Korcës si përgjegjës për dhunimin e eshtrave të të parëve të tyre. Çështja u rikthye në Gjykatën e Apelit në Korçë, pasi Gjykata e Lartë e konsideroi të paplotë hetimin.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.