DioGuardi: Maqedonia do të zhbëhet
Maqedonia nuk do të mundë të ekzistojë si shtet, nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Kështu ka deklaruar në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën “Zëri” ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi.
Ishkkongresisti amerikan thotë se “nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni”.