Zjarret në Kavajë, vihen nën kontroll vatrat në Kryezi dhe Helmas

Zjarret që përfshinë zonën e fshatrave Kryezi dhe Zikularje, në territorin e Helmasit, janë vënë nën kontroll pas një ndërhyrjeje të pandërprerë të forcave zjarrfikëse.

Ekipet e zjarrfikësve nga Kavaja, Rrogozhina dhe Kamza kanë punuar që prej ditës së djeshme për përballimin e flakëve, ndërsa operacioni vijoi gjatë gjithë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit.

Zjarri përfshiu sipërfaqe me bimësi, ndërsa puna e forcave në terren bëri të mundur izolimin e pjesës më të madhe të vatrave.

Gjatë ditës së sotme, situata paraqitet e qetë. Shumica e vatrave janë shuar, ndërsa në disa pika vijojnë të jenë aktive vetëm vatra të vogla, të cilat aktualisht nuk përbëjnë rrezik.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të qëndrojnë në terren dhe po monitorojnë zonën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi të flakëve. Autoritetet bëjnë me dije se situata mbetet nën kontroll.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT