VIDEO/ U fut i armatosur në studion muzikore, Gjykata e Prishtinës dënon Gjestin! Shikoni çfarë bën këngëtari pas shpalljes së vendimit…

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë këngëtarin Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, lidhur me akuzën për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta (7 shtator).
Për veprën penale “Kanosje”, i akuzuari u dënua me 2 vjet burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
TCH informon se për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, u dënua me 3 mijë euro gjobë. Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u dënua me 3 mijë euro gjobë.
Ndaj Gjestit, Gjykata shpalli dënim unik me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë. Në dënimin me gjobë, i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen, është reagimi i këngëtarit menjëherë pas vendimit, ku shfaqet i kënaqur dhe duke kërcyer.
