Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme (7 shtator) në Levan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari tha se shtëpia ishte e pabanuar dhe se në momentin e zjarrit nuk ndodhej aty.

Sipas tij, zjarrfikësit dyshojnë se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT