Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do ta respektojë armëpushimin 3-ditor, vendim i marrë nga Vladimir Putin.
“Sapo fola me përfaqësuesit e presidentit amerikan. Ata kanë filluar tashmë të punojnë me palën ruse sot. Nga tani deri të hënën, Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet kundër Moskës, dhe shpresojmë që rusët të bëjnë të njëjtën gjë, tha Volodymyr Zelensky në Telegram.
“Ne po presim Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe jemi gati për një dialog konstruktiv. Faleminderit të gjithëve që qëndrojnë me Ukrainën!” shtoi ai.