Tronditen laburistët në Angli, ish-kryeministri Keir Starmer jep dorëheqjen edhe si deputet!

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, ka njoftuar zyrtarisht largimin nga mandati i tij si deputet i zonës Holborn dhe St Pancras pas 11 vitesh përfaqësimi.
Ky vendim do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë zonë elektorale të Londrës, e cila konsiderohet një bastion i sigurt i Partisë Laburiste.
Vendimi i Starmer vjen si një ndryshim qëndrimi, pasi menjëherë pas dorëheqjes nga post i kryeministrit më herët këtë verë, ku u zëvendësua nga Andy Burnham, ai kishte deklaruar se do të qëndronte në parlament deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Për këtë arsye, kryetari i Partisë Konservatore, Kevin Hollinrake, e kritikoi atë për një tjetër “kthesë 180-gradësh” që i kushton taksapaguesve.
Data e zgjedhjeve të reja në zonën elektorale do të përcaktohet sapo dorëheqja e tij të formalizohet zyrtarisht.