Izolohet zjarri në Zapod, ndërhyrja e forcave dhe banorëve shmang përhapjen e flakëve

Është izoluar plotësisht vatra e zjarrit në fshatin Zapod, pas ndërhyrjes së forcave të shumta në terren.

Në operacionin për izolimin e flakëve u angazhuan Drejtoria e Emergjencave Civile, MZSH-ja, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, si dhe punonjësit e Administrimit të Pyjeve dhe të Njësisë Administrative Zapod.

Në ndihmë të strukturave në terren kanë qenë edhe Forcat e Armatosura, zjarrfikësit e Komunës së Dragashit, si dhe vullnetarë e banorë të fshatrave Zapod dhe Pakisht.

Falë ndërhyrjes së përbashkët të strukturave dhe komunitetit, vatra është izoluar, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën përreth.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT