FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (10 shtator) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete.

Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip “Fiat”, një mjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës. Pasi e ka fshirë automjetin “Fiat”, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT