Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

Përparimi i tregtisë së shërbimeve dhe promovimi i hapjes dhe bashkëpunimit në sektorin e shërbimeve nuk është vetëm zgjedhja e Kinës, por edhe një nevojë globale, theksoi të mërkurën zëvendëskryeministri kinez Ding Xuexiang, gjatë fjalimit të tij kryesor në Samitin Global të Tregtisë në Shërbime të vitit 2026 të zhvilluar në Pekin.

Ding tha se Kina ka promovuar në mënyrë aktive tregtinë e shërbimeve dhe ka hapur më gjerësisht sektorin e saj të shërbimeve, duke shtuar se këto përpjekje po krijojnë më shumë mundësi për vendet dhe bizneset në mbarë botën.

Ndërsa peizazhi global ekonomik dhe tregtar vazhdon të evoluojë, duhet të bëhen përpjekje për të forcuar marrëdhënien e ndërsjellë midis sektorit të shërbimeve dhe tregtisë në shërbime, në mënyrë që të mbështetet më mirë zhvillimi ekonomik e shoqëror i të gjitha vendeve, tha zv.kryeministri kinez.

Duke theksuar rolin udhëheqës të hapjes në zhvillimin e tregtisë në shërbime, Ding bëri thirrje të merren masa për të pakësuar pengesat ndaj qarkullimit ndërkufitar të faktorëve dhe për të nxitur liberalizimin e lehtësimin më të madh të tregtisë në shërbime. Sipas tij, përpjekje të tilla do të ndihmojnë në zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të sektorit në mënyrë të drejtë e përfshirëse.

Ai gjithashtu bëri thirrje që vendet e ndryshme të promovojnë shkëmbimin e teknologjive digjitale dhe inteligjente, si inteligjenca artificiale, dhe të forcojnë ndërlidhjen e infrastrukturës digjitale globale, për t’i sjellë një shtysë të re zhvillimit të tregtisë së shërbimeve.

Samiti i vitit 2026 u organizua bashkërisht nga Bashkia e Pekinit, Ministria e Tregtisë e Kinës, Konferenca për Tregtinë dhe Zhvillimin e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT