“Jemi në kohë lufte, nuk është koha për trimëri”

Pas konfirmimit të 10 rasteve të personave të infektuar me koronavirus, Kryeministri Edi Rama mblodhi Qeverinë në orën 15:30.

Rama bëri apel për kufizimin e lëvizjeve dhe ndërgjegjësimin për më shumë higjienë.

Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSH për të frenuar përhapjen.

Kryeministri apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm dhe të ruajnë veten dhe të dashurit e tyre nga ky armik i padukshëm që hyn në trupin tonë.

“Kjo është një kohë lufte, të cilën bota dhe ne do ta fitojmë por ama të gjithë së bashku të bëjmë çmos që të kufizojmë maksimalisht dëmet që mund të shkaktohen jo trupit fizik të vendit, siç ndodhi me tërmetin, por shëndetit tonë. Nga ana tjetër kjo nuk është një luftë ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhet me guximin dhe trimërinë e personave apo pasioni për lirinë deri ne vetësakrifikim. Luftë me armik fare të padukshëm që hyn në trupin tonë. Mund të jesh malësor e lab dhe të kesh shumë për t’u krenuar në historitë në male a bregdet por në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen e as ku je, por godet.”

Gjatë ditës së martë, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 10, ndërkohë që janë bërë në total 114 analiza.

Pritet që pas masave të publikuara një ditë më parë, me mbylljen e shkollave, do të ketë edhe masa të tjera që pritet të miratohen sot.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT