EMRI/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë (8 shtator).
Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre ka plagë në këmbë.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 21:20, janë paraqitur në spital, të dyshuar të plagosur me armë zjarri shtetasit Bledar Dauti, rreth 39 vjeç, dhe Dashamir Tahiri, rreth 35 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Nga informacionet paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Fushës”, në Laprakë”, tha policia e kryeqytetit.
Më tej sqarohet se:
“Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”.