Zjarri drejt izolimit në Mirditë, forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen në terren

Në fshatrat Perlat-Epër dhe Trojez në Mirditë vazhdojnë ndërhyrjet për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Aktualisht, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e të gjithë vijës së zjarrit në një sipërfaqe të mbuluar me pyll lisi dhe shkurre.

Në operacion janë angazhuar 30 forca bashkiake, 12 forca të shërbimit zjarrfikës dhe pyjor, si dhe 32 efektivë ushtarakë nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut. Në ndihmë të forcave operacionale janë edhe vullnetarë të zonës.

Sipas vlerësimit të fundit në terren, presioni i vatrës së zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe situata vijon të jetë nën kontroll.

Forcat në terren do të vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjen për izolimin përfundimtar të vatrave të mbetura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT