U plagos pranë shtëpisë në Shkodër, kush është Vladimir Bruçi! Dy vite më parë u rrah nga 6 persona për një vend parkimi, i biri…

I plagosuri ditën e sotme (20 gusht) në Shkodër nuk është një emër i panjohur për policinë vendore.
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus lanë të plagosur Vladimir Bruçin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Por kush është Vladimir Bruçi?
Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës la në atë kohë në burg tre persona.
Konkretisht Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani u dënua me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi me 16 muaj burg.
Ndërkohë, i biri i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, rreth tre muaj pasi i dhunuan të ati, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt makinës së Arlind Kajoshit, një nga personat e dënuar me burg për dhunën ndaj Vladimir Bruçit.