Vuçiç zbardh marrëveshjen: Flas me Macron në emër të Ramës dhe Zaevit, ramë dakord në Samitin e Ohrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimet me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vuçiç, i cili tha për median gjermane “Der Spiegel”, se për këtë ishte rënë dakord me Ramën dhe Zaev në Ohër.

Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, tha Vuçiç për “Der Spiegel”.

Capture

Në këtë intervistë, Aleksandër Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Minishengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit. Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT