Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka shkëmbyer disa mesazhe me një person që pretendonte se ishte Susie Wiles, shefja e stafit të Presidentit amerikan Donald Trump.

Rasti, i raportuar nga Politico, ngre shqetësime për sigurinë, ndërsa Downing Street ka refuzuar të komentojë, duke deklaruar se nuk diskuton çështje të sigurisë kombëtare.

Sipas burimeve Burnham komunikoi me personin që paraqitej si Wiles përpara se të dyshonte se bëhej fjalë për një mashtrim. Po ashtu ata thanë se nuk u shkëmbyen mesazhe me rëndësi dhe se komunikimi u raportua shpejt tek autoritetet përkatëse pasi u konsiderua i dyshimtë.

Kjo situatë vjen në një periudhë kohe kur Susie Wiles është përballur më parë me tentativa për imitimin e identitetit të saj.

BBC ka raportuar se FBI hetoi një incident në maj të vitit të kaluar, kur persona të paidentifikuar përdorën listën e kontakteve të Wiles për t’u dërguar mesazhe zyrtarëve të lartë amerikanë.

Në shënjestër të këtyre përpjekjeve ishin senatorë, guvernatorë dhe drejtues të kompanive të mëdha amerikane. Telefoni personal i Wiles, dhe jo pajisjet qeveritare, ishte objektivi i sulmit.

Wiles, një prej aleateve kryesore të Donald Trump, ishte gjithashtu ndër personat e shënjestruar në vitin 2024 nga një njësi spiunazhi kibernetik e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT