“Një hapësirë moderne për leximin”, Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në 28 gusht pamje në rrjetet sociale nga biblioteka e fëmijëve “Thoma Turtulli”, që është transformuar krejtësisht në një hapësirë moderne dedikuar për fëmijët.

Në postim, kreu i qeverisë nënvizon se ambienti i kësaj biblioteke është konceptuar, që të nxisë leximin.

“Mirëmëngjes dhe me bibliotekën e fëmijëve ‘Thoma Turtulli’ në Korçë, të transformuar tërësisht në një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin e fëmijëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Transformimi i bibliotekave të shkollave në Tiranë e qytete është në fokus të qeverisë shqiptare dhe punën e bërë në këtë drejtim, kryeministri e ka pasqyruar shpesh dhe në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT