Futbollisti i Kombëtares kritikon ashpër Braçen: Ti e ke mendjen të mbrosh Partizanin, më vjen keq për shqiptarët

Lojtari i skuadrës së Teutës dhe i Kombëtares se shpresave, Sherif Kallaku ka sulmuar me një postim në rrjetin e tij social zëvendës kryeministrin, Erion Braçe.

Pas përfundimit të sfidës Teuta – Partizani në mesjavë (1-0)  ka patur shumë reagime për mënyrën e arbitrimit dhe një të tillë e ka bërë dhe Erion Braçe.

Pikërisht për këtë ylli i kombëtares ka reaguar ashpër duke e lidhur me situatën e tërmetit të 26 nëntorit.

“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra kanë qenë te miqtë e mij në Bubq, që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi.

Po kur shikoj zëvendës kryeministrin e vendit tim që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e me pikët e Partizanit, e ndjej dyfish më shumë dhimbjen, jo vetëm për miqtë e mij në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”, shkruab Sherif Kallaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT