Rama: Paketa anti-KÇK, fytyra e qeverisë sonë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit thotë se paketa anti KCK është fytyra e qeverisë.
Rama: Është e vërtetë paketa anti KCK është fytyra e qeverisë sonë, 100%.
Nga ana tjetër ju siguroj se shqiptarët nuk pyesin për syzet e diellit pa ditë me shi të asaj vajzës, por pyesin çdo ditë e më shumë për shiun e lotëve të shumëkujt që ka një zë në publik përfshirë edhe juve, për ata që ua kanë fshirë diellin nga sytë, viktima të krimit të organizuar
Për ata që u kanë fshirë diellin nga sytë të mijëra vajzave të trafikuara në rrugët e Evropës.
I kanë fshirë diellin nga sytë mijëra prindërve që i shikojnë fëmijët të droguar.
I kanë fshirë diellin nga sytë shumë jetimeve që kanë mbetur pa baballarë që ja kanë vrarë këta.