“I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin, dëshmon Sokrat Vata: Thikën ia mora viktimës!

Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit 21-vjeçar portugez, ka dhënë deklarimet e para përpara grupit hetimor, duke rrëfyer versionin e tij për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

Sipas Vatës, konflikti ka nisur fillimisht mes turistëve, të cilët dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit. Ai ka pretenduar se u ka kërkuar të qetësoheshin, pasi në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por situata ka agravuar dhe ka përfunduar në përplasje fizike.

Vata ka deklaruar se thika me të cilën u godit 21-vjeçari nuk ishte e tij, por e viktimës. Sipas dëshmisë së tij, gjatë përleshjes fizike ai ia ka marrë thikën nga dora dhe më pas e ka goditur të riun.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Nga pamjet janë fiksuar vetëm momentet e para të konfliktit, por ato nuk japin një pamje të qartë për shkak të lëvizjes së personave. Momenti i goditjes me thikë nuk është filmuar, pasi ngjarja ka ndodhur në një pjesë të largët dhe në kushte të errëta.

Sipas policisë, 21-vjeçari portugez kishte mbërritur në Shqipëri rreth një javë më parë së bashku me disa miq.

Ndërkohë, deri tani familjarët e viktimës nuk janë paraqitur në polici për tërheqjen e trupit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT