Mirela Kumbaro merr me vete “besniken” e vet, nga drejtoreshë të Turizmit e bën zv. ministre të Arsimit, ndryshime në kabinete (EMËRIMET)

Herida Duro do të jetë zëvendësministrja e re e Arsimit. Me vendimin e Këshillit të Ministrave, Duro, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme pranë Drejtorisë së Zhvillimit të Turizmit do të jetë zv. ministrj më e re e Arsimit.

Duro ka mbajtur postin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur ky portofol drejtohej nga ministrja Mirela Kumbaro. Por, me ndryshimet në qeveri, kryeministri Rama vendosi që Kumbaron në këtë mandat të katërt ta emëronte ministre të Arsimit.

Mirela Kumbaro merr me vete “besniken” e vet, nga drejtoreshë

Po ashtu gjatë mbledhjes së ditës së sotme u mor vendimi për emërimin e Elda Xhumarit si zv. ministre të Mjedisit.

Ndërkohë që përpos emërimeve ka pasur dhe lirime nga detyra. Konkretisht, Arta Dollani nuk do të jetë më drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërkohë që edhe Roland Kristo është liruar nga posti i zv.ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural.

Emërimet dhe lirimet e bëra këtë të enjte gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave:

–              Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

–              Znj. Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit.

              Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.

–              Z. Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT