Shkumbini po del nga shtrati! Qeveria thirrje banorëve: Largohuni menjëherë nga argjinatura

Zv.kryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës që të largohen bashkë me kafshët dhe mjetet nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, pasi siç ai thotë rrezikon të dalë nga shtrati.

Braçe thotë banorët duhet t’i binden urdhërave të policisë dhe kryepleqve për t’u larguar, ndërsa publikon edhe disa foto nga gjendja e lumit pas shirave të vazhdueshëm të dy ditëve të fundit.

“ Lumi Shkumbin po del nga shtrati! Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjeherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!”, shkruan Braçe në facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT