“Ne në terren, ju në shtëpi”, AKU: Covid 19 nuk transmetohet nga ushqimi (VIDEO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u kërkon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi në terren për të garantuar ushqimet e tyre janë inspektorët, që vijojnë kontrollet. Në mesazhin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit theksohet se koronavirusi nuk transmetohet përmes ushqimit.

Aktualisht nuk ka asnjë provë, që ushqimi është një burim ose rruga e mundshme e transmetimit të virusit. Ju lutem qëndroni në shtëpi, ne jemi këtu për të garantuar ushqimet tuaja!

Inspektorët e kësaj strukture janë në portën hyrëse të 60 për qind të produkteve ushqimore; në portin e Durrësit dhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet europiane të Sigurisë Ushqimore.

Inspektorët kanë vetëm një lutje: Rrini në shtëpi, ne jemi në terren për ju!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT