Fërshëllyen ndaj himnit të Francës, UEFA gjobit me shumën marramendëse Shqipërinë

Fërshëllimat në stadium dhe hedhja e sendeve në fushë nga tifozët kuqezi, i kanë kushtuar Federatës Shqiptare të Futbollit me të ardhura simbolike, një gjobë prej 28 mijë e 500 euroshe në total.
Komisioni i Disiplinës të UEFA-s, ka vendosur të ndëshkojë Kombëtaren Shqiptare me 5 mijë euro për fërshëllimat e tifozëve në stadium teksa këndohej himni i kombëtares së kampionëve të Botës, ndërsa plot 23 mijë e 500 euro për hedhje sendesh në fushë.
Pra në total, FSHF është gjobitur me 28 mijë e 500 euro. Një shumë kjo e konsiderueshme, duke ditur buxhetin e vogël që institucioni i futbollit shqiptar ka.
Ndeshja ndaj Francës është luajtur me 17 Nëntor në stadiumin që u inagurua për herë të parë në sfidën përmbyllëse të grupit ku përfundoi me rezultatin 0:2 në favor të ‘gjelave”.
Kujtojmë se në ndeshjen ndaj Francë, ekipt kombëtar të Shqipërisë, në startimin e ndeshjes iu vu një himn ndryshe nga ai që kemi. Ata e ngatërruan me himinin e Armenisë.
Si rezultat i kësaj erdhi dhe fërshëllima jonë ndaj himnit të tyre