Zjarri përhapet me shpejtësi në Drizë në Fierit! Flakët përfshijnë një objekt, banorët në panik

Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët kanë përfshirë dhe një objekt, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon. Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta. Tymi ka mbuluar zonën ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.

Banorët shprehen për mediat se janë trembur kur kanë parë zjarrin.

“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, tha një banor i zonës.

“Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha një banore tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT