Janullatos: Nuk kam ardhur në Shqipëri për të krijuar një koloni greke. Ja kush do të jetë pasuesi im

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, thotë se pasardhësi i tij inë krye të kishës do të jetë shqiptar.Në një intervistë për Sky me gazetarin Alexis Papachelas, ai është pyetur për këtë çështje dhe ka shprehur qartë pikëpamjen e tij.“Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë.Ai ka folur edhe për Islamin, që e ka quajtur një “çështje jo të lehtë”.“Islami nuk është një çështje e lehtë.E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk ekziston një Islam i vetëm.Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë.Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.http://www.skai.gr/tv/show/?showid=66288

Back to top button
LAJMET E FUNDIT