Media serbe “Kurir”: Hashim Thaçi ka gjak serb
Mediat serbe pretendojnë se kryeministrin aktual i Kosovës, Hashim Thaçi ka gjak serb.
Beogradasja “Kurir” shkruan se stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte një prift ortodoks serb, që në fillim të shekullit XX u konvertua në musliman dhe e ndryshoi emrin në Jusuf.
“Kurir” ju referohet disa dorëshkrimeve ‘origjinale’ të cilat gjenden në arkivat e kryeqytetit turk, Ankara.
Lajmi është publikuar në numrin e ditës të sotme të gazetës serbe, e cila shpërndahet në Serbi dhe Mal të Zi, ku është lënë madje një vend në kopertinën e gazetës, për këtë lajm.
Për më tepër ato kanë bërë një fotomontazh ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është i veshur me rroba ‘çetniku’ serb.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!” Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.