Universitetet shqiptare, ‘kokë më kokë’ me ato të Kamboxhias

“Harvard University” vazhdon të mbetet universiteti më i mirë në botë ndërsa SHBA vazhdon të jetë vendi me universitetet më cilësore. Në listën e publikuar nga “Ranking Web of World Universites”, pas Harvardit renditet “Massachusetts Institute of Technology” dhe pas tij vjen “Stanford University”.

Top lista është “pushtuar” nga universitetet amerikane dhe vetëm “Universidade de Sao Paulo USP” i Brazilit është pozicionuar në vendin e 15-të duke ‘prishur pak rradhën’. Më pas, përveç atyre amerikane, në vendet e parë bën pjesë një universiteti britanik University of Oxford, Swiss Federal Institute of Technology Zurich i Zvicrës, University of Toronto i Kanadasë ndërsa universiteti më i mirë italian cilësohet ai i Bolonjës.

Po universitetet tona?

Pa frikë mund të cilësohemi si vendi me cilësinë ndër më të dobët të universiteteve në botë. Në këtë renditje të “Ranking Web of world Universites” janë marrë në konsideratë 20 mijë e 745 universitete gjithsej ku universiteti më i dobët shqiptar renditet në vendin e 20 mijë e 634.

Poshtë vendeve 10 mijë ndodhen të gjithë universitetet përveç atij të Tiranës dhe Epoka, që ka pozicionimin më të mirë (7 299). Universitetet shqiptare kanë lënë pas universitetet e Etiopisë, Haitit, Pakistanit, Beninit dhe të Kamboxhias.

Renditja e universiteteve shqiptare

Pozicioni Emri

7299 Epoka University

8735 University of Tirana

10738 Polytechnic University of Tirana

10754 University Europian i Tiranes

11096 University of Vlora

11272 University Aleksandër Moisiu Durres

12115 University of New York Tirana

12561 University Marin Barleti

12672 University Justicia

13333 University Pavaresia

13574 Agricultural University of Tirana

13657 University Luarasi

13775 University Luigj Gurakuqi Shkoder

14799 University Aleksander Xhuvani Elbasan

15071 Academy of Film & Multimedia MARUBI

15164 Albanian University (University Ufo Dental)

15479 Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë

15495 University POLIS

15583 University Kristal

15712 Planetarium University of Tirana

15718 University Eqrem Çabej Gjirokaster

15768 Fan Noli University Korçe

15796 Vitrina University

16265 European University for Tourism

16716 Academy of Fine Arts Tirana

16722 Justiniani I University

17018 International University of Tirana

17096 Universiteti Bedër

17362 Academy of Sports and Physical Education Vojo Kushi

17690 American University of Tirana

17858 Mediterranean University of Albania

18259 Wisdom University

18707 ISSAT Institute

19030 Nehemia University Pogradec

19106 University Medikadent

19196 Tirana Business University

20305 University Illyria

20634 Aldent University

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT