“Janë të korruptuar, vijnë e mashtrojnë”, banorët flenë në makina: Nuk kemi besim te ekspertët

Pallati i Lezhës u komentua shumë, pasi banorët kanë frikë të jetojnë aty, mirëpo qeveria thekson se është i sigurt, pavarësisht dëmeve të mëdha.

Tani edhe në Durrës, banorët kanë pakënaqësi dhe akuza të forta.

Ata shprehen se do vijojnë të flenë në makinat e tyre dhe nuk kanë aspak besim të ekspertët apo vlerësuesit, pasi i konsiderojnë të korruptuar.

Bëhet fjalë për kompleksin 11-katësh që është komentuar gjerësisht në media, ku pa shtëpi kanë ngelur 285 familje.

Banorët ankohen se askush nuk u ka siguruar strehim dhe se po detyrohen të flenë në makina.

Ndërkohë, ka banorë që janë skeptikë edhe sa i takon konstatimeve paraprake të ekspertëve mbi qëndrueshmërinë e objektit.

Njëri prej tyre tha:

“Ata janë të korruptuar, nuk kam besim te asnjeri. Vijnë e mashtrojnë me fjalë të bukura.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT