Zëdhënësi i Kremlinit: Putin është gati për negociata me Biden, nëse SHBA pranon

Një negociatë për Ukrainën midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, mund të zhvillohet nëse Shtetet e Bashkuara duan të dëgjojnë shqetësimet e Moskës dhe t’i kthehen dialogut për garancitë e sigurisë.

Kështu u shpreh Zëdhënësi i Kremlinit. Dmitry Peskov në një intervistë për stacionin televiziv Rossiya-1.

I pyetur se cila mund të jetë një platformë për negociata, Peskov tha: “Dëshira e Shteteve të Bashkuara për të dëgjuar shqetësimet tona”.

Rusia ka njoftuar pezullimin e marrëveshjes që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi. Kjo vjen pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm “masive” me dron në flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime. Pa dhënë prova, Rusia akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulmin e së shtunës.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se Rusia “po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike”.

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se dronët e përdorur në sulmin e së shtunës kishin në shënjestër anijet e përfshira në marrëveshjen e grurit. Ai tha se një anije kishte marrë dëme të vogla.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e ka quajtur skandaloz vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT