Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

Muaji qershor ka regjistruar flukse të shumta vizitorësh në vendin tonë ku sipas të dhënave zyrtare rezultojnë mbi 2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj duke shënuar rritje me 4.7% krahasuar me një vit më parë.
Referuar INSTAT, peshën kryesore të vizitorëve e zënë të huajt me mbi 1.3 milionë duke pësuar rritje me 1.3% krahasaur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë sipas INSTAT rritje kanë shënuar edhe vizitorët nga Amerika me rreth 54 mijë hyrje në vendin tonë gjatë muajit të kaluar.
Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT përgjatë periudhës janar-qershor të 2026 në vendin tonë kan hyrë gjithsej rreth 5.1 milionë shtetas të huaj nga 4.7 milionë që ishin në 6-mujorin e parë të 2025.
Të ndarë sipas qëllimit të hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98% të rasteve janë për qëllime personale, pushime. Ky tregues në qershor të këtij viti ka shënuar një rritje me 1,6%.
INSTAT, HYRJET NE SHQIPERI QERSHOR 2026
Shtetas të huaj: 1.346.279 – rritje me 1,3%
Shtetas shqiptarë: 735.370 – rritje me 0,2%
INSTAT, SHTETASIT E HUAJ JANAR-QERSHOR
2026 GJITHSEJ – 5.059.069 PERSONA
2025 GJITHSEJ – 4.761.648 PERSONA