“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministër, Edi Rama, gjatë takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist, u ndal te pritshmëritë e reja të qytetarëve dhe nevoja për reflektim të shumicës qeverisëse pas një viti qeverisjeje.

Duke iu referuar asaj që e quajti “pasqyra e Bulevardit të Flamingove”, Rama tha se shqiptarët nuk e krahasojnë më vendin me të kaluarën e mungesave, por me standardet dhe mundësitë që duan të arrijnë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga një realitet i perceptuar negativisht në një destinacion më të dëshiruar, por sipas tij sfida e re është përballja me kërkesat më të larta të qytetarëve.

Rama theksoi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë standarde më të larta dhe se kjo kërkon një qasje të re nga qeveria dhe Partia Socialiste.

“Bulevardi i Flamingove është prova se shqiptarët nuk e krahasojnë me Shqipërinë me vendin e mungesave, por me vendin e mundësive ku ata mezi presin të mbërrijnë. Ndaj nuk na vlerësojnë më për cfarë kemi ndryshuar.  Janë të përqendruar të na gjykojnë se panë që nuk pranojnë dot që gjithçka ndryshoi të mbetet sic ishte. Ne e nxorëm Shqipërinë nga epoka e mungesave dhe përballemi me një popull që nuk na vlerëson më sa do donim ne, por na kërkon llogari më shumë se sa do donim ne për gjithçka duhet bërë. Një popull që tregon se sa lart duhet të jetë pa pritur kohën që duhet për t’u ngjitur me ne apo pa ne. Dhe ka të drejtë. Nëse nuk kupton se kjo e drejtë është më e madhe se sa PS apo se edhe vetë Edi Rama po deshe…Faktet janë dhe do mbeten aty, nga një realitet që bënte lajme vetëm për keq. Me një emër të përbuzur e shpërfillur ndërkombëtarisht në një destinacion të dëshiruar. Por kjo është histori, ne jemi aktualitet. Në pasqyrën e Bulevardit të flamingove, pashë një të vërtetë tronditëse që asnjë statistikë nuk e tregon, por që asnjë provë nuk e rrëzon. Ne lart kishim fakte, njerëzit poshtë kishin përjetime. Faktet tona thoshin se kishim me vete të vërtetën, por përjetimi i tyre ishte e gjitha e vërteta ishte në anën e tyre. Padiskutim që pati lajme të rreme e video të deformuara…Por asnjë prej tyre nuk ishin zemra e atij manifestimi spektakolar që e ktheu Bulevardin në hendek. Përgjigja nuk duhet kërkuar në pjesët e bashkëngjjitur të protestës, por duhet gjetur te pritshmëritë e rritura të njerëzve. Duam apo jo, njerëzit presin më shumë dhe bëhen me pak tolerantë, sidomos pas përvojave të hidhura me administratën që e derdhën kupën në Bulevard”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT