Tërmeti i fuqishëm/ Ambasada Amerikane: SHBA në krah të Shqipërisë

Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, shumë vende u solidarizuan me dhimbjen që po përjeton këto ditë Shqipëria. Mes tyre është dhe aleati kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada amerikane thekson se ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste fatkeqësish e USAID po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, së bashku me menaxherët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të emergjencave.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara vijon të mbështesë përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë. Ekipi i Zyrës për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID po ndihmon me koordinimin e vlerësimit të dëmeve, së bashku me menaxherët shqiptarë dhe ndërkombëtarë të emergjencave.
Ata po punojnë për të përshpejtuar dhënien e ndihmës aty ku ka më shumë nevojë dhe për t’u siguruar që ekipet të shpërndahen në mënyrë efikase për vlerësimin e dëmeve pas tërmetit. #ShbaQendronKrahShqiperise”, shkruan ambasada amerikane.