Ekskluzive/ Spiunë të regjimit? 38 të ndaluarit në Novoselë janë iranianë

38 persona u ndaluan sot në Noveselë, pasi ishin futur në Shqipëri përmes kufirit grek. Fillimisht u raportua se kishim të bënim me refugjatë kurdë, por burime ekskluzive i thanë Gazetës SHQIP se të ndaluarit vinin të gjithë nga Irani.

Burime nga policia e Sarandës i thanë SHQIP se në aksionin për ndalimin e tyre ishin të përfshirë, Antiterrori, SHISH dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kjo shton dyshimet se mund të kemi të bëjmë me spiunë të regjimit iranian që kishin mision të infiltroheshin në Shqipëri për të survejuar dhe dëmtuar muxhahedinët, dhe jo për të kaluar drejt vendeve të BE.

SHQIP mëson se iranianët e ndaluar ishin të pajisur me dokumente false hungareze.

Të paktën 3 mijë muxhahedinë jetojnë në Shqipëri dhe kanë “qytetin” e tyre. Ata u pranuan në vendin tonë, pas një marrëveshje me SHBA. Ata janë vendosur tek kampi Ashraf 3 që ndodhet në afërsi të Manzës, 30 km larg Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT