Zelensky zbarkon në SHBA, të gjitha sytë te takimi i shumëpritur me Trump!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Uashington. Nga momenti në moment ai pritet të nisë një takim privat me Presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Vizita e tij në Uashington pritet të shërbejë për më shumë mbështetje nga SHBA, sidomos për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Zelensky, sipas Reuters, do të takojë Trump për një bisedë private dhe më pas do të zhvillojë një takim edhe me 100 senatorët amerikanë me të cilët do të diskutojë mundësinë e sanksioneve të reja amerikane ndaj Rusisë.
Gjithashtu Zelensky mund të kërkojë zhbllokimin e një pakete 400 milionë dollarë të miratuar nga Kongresi që nuk është vënë në lëvizje nga Pentagoni.
Një ditë më herët Zelensky vizitoi Britaninë ku iu konfirmua mbështetja nga kryeministri i ri Andy Burnham si dhe një angazhim politik e teknologjik të rëndësishëm për mbrojtjen kundër dronëve.
Këtë të martë sulmet vijuan teksa Ukraina goditi moskën me 390 dronë, ku vetëm 81 prej tyre u interceptuan nga ushtria ruse. Shënjestër ishin site industriale të hekurit dhe qendra më e madhe e tregtisë online ruse.