Ilir Beqaj kundërshton masës së sigurisë “arrest me burg”: 24 muaj karusel arsyetimesh

Në një postim në rrjetet sociale, avokati Ermal Yzeiraj ka shpërndarë një reagim të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili kundërshton vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Beqaj argumenton se prej 24 muajsh gjykatat kanë mbërritur gjithmonë te i njëjti përfundim, paraburgimi, por duke ndryshuar herë pas here arsyet që e justifikojnë atë. Sipas tij, kjo krijon dyshimin se arsyetimi po përshtatet për të mbajtur në fuqi masën e sigurisë, në vend që paraburgimi të mbështetet mbi fakte konkrete, koherente dhe proporcionale.

Deklarata e plotë:

Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
________________________________________
24 muaj karrusel arsyetimesh, por i njëjti përfundim: paraburgim
Ky status nuk është debat për emrin e një personi, por për standardin me të cilin mbahet dikush në paraburgim. Kur vendimet gjyqësore për të njëjtin person, në të njëjtin procedim penal, arrijnë gjithmonë në të njëjtin rezultat — “arrest me burg” — por ndryshojnë herë pas here arsyet që e justifikojnë atë, bëhet e pashmangshme pyetja:

A po arsyetohet paraburgimi mbi fakte konkrete, apo po gjenden arsye të reja për të mbajtur në këmbë të njëjtin përfundim? Kronologjia e mëposhtme dëshmon pikërisht këtë problematikë.

Vendimi i GJKKO nr 65 date 3.7.2024 ka vleresuar se për personin nën hetim Ilir Beqaj ekzistojnë të tre rreziqet (rreziku i prishjes së provave, rreziku i largimit, rreziku i përsëritjes se vepres penale) për të përligjur masen e sigurise arrest me burg.

Vendimi i GJKKO nr 73 datë 6.7.2024 ka rikonfirmuar se për personin nën hetim Ilir Beqaj ekzistojnë të tre rreziqet për të përligjur masën e sigurisë arrest me burg.
Vendimi i GJKKO te Apelit nr 32 date 7.8.2024 ka vleresuar se për personin nën hetim Ilir Beqaj ekziston vetem rreziku i largimit duke arsyetuar pse nuk provohet se ekzistojnë dy rreziqet e tjera.

Vendimi i GJKKO 30.12.2024 ka arsyetuar se për nevoja te hetimit duhet të vijojë masa e sigurise arrest me burg.
Vendimi i Kolegjit Penal te GJL date 14.01.2025 ka gjetur të drejtë arsyetimin e GJKKO të apelit të dates 7.8.2024.
Në 1.04.2025 çështja penale ka kaluar në seancë paraprake.
Vendimi i GJK nr 7 date 28.01.2026 në menyre te pasaktë ka vleresuar se GJL ka arsyetuar se ekzistojnë të tre rreziqet e mases së sigurisë.

Vendimi i GJKKO nr 251 datë 7.04.2026 ka vleresuar se ekziston rreziku i largimit dhe rreziku i prishjes së provave. Nuk ka arsyetim të veçantë lidhur me rrezikun e përseritjes së veprës penale.

Vendimi i GJKKO te Apelit nr 157 datl 8.06.2026 (ankese ndaj vendimit te dates 7.04.2026) ka vlerësuar se ekziston rreziku i largimit dhe rreziku i përseritjes së veprës penale duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Ky vendim është marrë pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të GJL të datës 9.4.2026 të bërë publik vetëm në mënyrë të përmbledhur në datë 4.05.2026.

Vendimi i GJKKO nr 362 datë 25.05.2026 ka vleresuar se ekziston rreziku i largimit dhe rreziku i prishjes së provave duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Ky vendim është marrë pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të GJL të datës 9.4.2026 të bërë publik vetëm në mënyrë të përmbledhur në datë 4.05.2026.

Në prapesimet e veta, edhe në seancën në Apel datë 08.06.2026 SPAK arsyeton se vazhdojnë të ekzistojnë t” tre rreziqet duke u shprehur specifikisht se “rreziku i ndërhyrjes në prova është aktual, konkret dhe i lartë,”.
Dmth, edhe:
– pasi provat e para datojnë mars 2023 (40 muaj më parë);
– pasi procedimi penal ështe regjistruar ne 6.09.2023 (34 muaj më parë)
– pasi hetimet janë përfunduar në 17.02.2024 (28 muaj më parë);
– pasi kërkesa për dergim në gjyq është e datës 1.04.2025;
– pasi jemi prej 15 muash në seancë paraprake,
SPAK ende ndjen rrezik real dhe konkret për prishjen e provave.
Nga kronologjia që ju paraqita më lart del kjo skemë:
– korrik 2024: ekzistojnë të tre rreziqet;
– gusht 2024: ekziston vetëm rreziku i largimit;
– janar 2025: Gjykata e Lartë lë në fuqi këtë qasje të gusht 2024;
– prill–maj 2026: ekzistojnë rreziku i largimit dhe prishes së provave;
– qershor 2026: ekziston rreziku i largimit dhe përsëritjes së veprës.

Ky rotacion dëshmon se vetëm rreziku i largimit paraqitet si element relativisht konstant. Dy rreziqet e tjera shfaqen dhe zhduken në mënyrë alternative. Ky rotacion, objektivisht, krijon përshtypjen se rezultati — “arrest në burg” — është konstant, ndërsa arsyeja që e mban atë në këmbë ndryshon sipas vendimit, dmth sipas trupës gjyqesore. Sa më shumë zgjat paraburgimi, aq më e papranueshme bëhet një strukturë e tillë arsyetimi.

Sa me sipër deshmon për një inkoherence totale midis trupave të ndryshme gjyqesore për masën e sigurisë arrest me burg të të njejtit person në të njëjtin procedim penal.
Vendimi i Gjykatës së Lartë janar 2025 shprehimisht evidenton dhe pranon arsyetimin e Gjykatës se Posaçme te Apelit, e cila në 7.08.2026 kishte mbajtur në konsideratë vetëm rrezikun e largimit.

Prandaj, pas këtij konstatimi, rreziku i prishjes së provave dhe ai i përsëritjes së veprës nuk mund të trajtohen më si premisa të pandryshuara të vendimeve fillestare.

Për t’i rikthyer këto rreziqe si reale, çdo trupë gjyqësore e mëvonshme duhej të identifikonte:
1. faktin e ri të ndodhur pas datës 07.08.2024;
2. lidhjen e këtij fakti konkretisht me Ilir Beqajn;
3. rrezikun specifik që krijon ky fakt;
4. pamundësinë e neutralizimit të tij me një masë sugurie më të lehtë.
Sa më sipër nuk ka ndodhur.

Sigurisht që gjykatat janë të pavarura. Por, pavarësia e gjykatës nuk e përjashton detyrimin për koherencë: kur rreziqet shfaqen, zhduken dhe zëvendësojnë njëri-tjetrin pa fakte të reja konkrete, krijohet përshtypja se arsyetimi po përshtatet për të mbajtur në fuqi paraburgimin, dhe jo se paraburgimi duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional.
Ilir Beqaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT