Rrëfimi i një tironsi të vjetër në 100 vjetorin e kryeqytetit: Miqtë u treguan mosmirënjohës, zaptuan pa ligj e kanun çdo metër katror

Xhimi Begeja, një tirons i vjetër, nuk ka se si të mos kujtojë se sot Tirana mbush plot 100 vite kryeqytet.
Ai flet për mikpritjen e kryeqytetasve që strehuan nën çatitë e tyre këdo por thotë se më pas, shumë u treguan mosmirënjohës dhe zaptuan pa ligj e kanun çdo metër katrorë në emër të lirisë e demokracisë.
Rrëfimi i plote nga Xhimi Begeja:
Dy rrjeshta për Tiranën time në 100 vjet KryeqytetTirana dikur kishte në krye të saj një kuvend burrash të mençur, besnike të fortë e patriotë, që bashkoheshin shpirtërisht me imponim e një detyrim të fortë moral ndaj qytetit të tyre.
Këto burra qenë pjesëtarë të familjeve të kamura të Tiranës, me një pozicion të fortë ekonomik, me fuqinë e tyre sociale, mblidheshin dhe morën vendime të mëdha për pritur në tokat e tyre bashkombas të larguar prej lufte nga trevat shqipfolese , por dhe sa herë që komuniteti kishte nevojë për ta ku vepra bamirësie me përulje e respekt kryenin për bashkëqytetarët e tyre.
Vitet kaluan dhe kjo pari e Tiranës, qe kishte veç se një qellim e te përbashkëta : zhvillimi dhe harmonia i komunitetit ne përgjithësi, fatkeqësisht, arriti të thyhej nga regjimi komunist, duke iu marre padrejtësisht dhe me forcë cdo gjè.
Historia e di se çfarë kane bërë Tiranasit për ketë vend, për popullin shqiptar, dhe për çdo mik shtëpie qe është strehuar nën çatinë e tjegullave dhe mureve gurit e të qerpiçit, ku me pas u treguan mosmirnjohes ndaj duke e zaptuar pa ligj e kanun cdo m2 te saj nen petkun e lirisë dhe demokracise.Baderdia vazhdon dhe me identitetin , kulturen e traditen te shume kërkuar te Tiranës, një identitet qe dita ditës po harrohet, po përbuzet e po shkatërrohet.
Transformimi fillon..
Tirana i hapi dyert të gjithëve qe kishin nevojë për tu strehuar nen te. Këtyre hapësirave u vjen ngadalë ngushtimi asfiksues, e dalëngadalë nuk sheh me manat, rrushi, qershitë e varura. Lulet e tjera ishin te pluhurosura dhe te vyshkura, e teksa jetoje çdo dite ne atë gjendje kuptoje qe çdo gjë po zëvendësohej nga betoni dhe asfalti.
Ndryshimi i pashmangshëm urban zëvendëson pandalshëm jo vetëm peizazhin tradicional, por dhe mënyrën e jetesës së banorëve të këtyre lagjeve.Dhe nder vite, pavarësisht historisë qe u ka treguar e padrejtë me ne, ajo që kemi kerkuar gjithmonë , ka qene : te kemi respektin për atë qe na takon dhe të ruhet ajo pak që ka mbetur, si tek Selvia ku familja jonë ka rrënjet e saj ,se me pas historia do ndëshkoje turpshëm kryeqytetaret e saj për plagët që i shkatojnë pa të drejtë Tiranës sonë.
I ndrit shpirti te gjith burrave të familjes sonë që lanë gjurmë dhe emër të madh për ne që trashegojmë ,por dhe si drejtues se bashkise se Tiranes te perfaqsuar me Avokatin e nderume z. Ali Begeja.
Gezuar ket 100 vjet bashkqytetare e mi.