Shqipëria hyn në fazën “NATO 3.0”, Nufi njofton investime në mbrojtje

Në një konferencë për shtyp, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të marrëdhënieve me NATO-n, të njohur si “NATO 3.0”, e cila kërkon më shumë përgjegjësi dhe aftësi mbrojtëse.

Ai theksoi se vendi po përgatitet për investime strategjike dhe modernizimin e Forcave të Armatosura, duke i konsideruar shpenzimet ushtarake si një investim për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin.

Koha do të përcaktohet nga vetë Aleanca dhe organizimi është dëshmia më e madhe e besimit për Shqipërinë. Shqipëria dhe NATO po hyjnë në një fazë të re, NATO 3.0, një NATO më e përgatitur, më e aftë dhe që kërkon më shumë përgjegjësi. Shqipëria po përgatitet për investime në mbrojtje, fuqizimin e infrastrukturave strategjike. Diskutimi është çfarë kapacitetesh do të ndërtohen me këto para.”

Sipas tij, ndërtimi i kapaciteteve të reja mbrojtëse do të bëhet në kuadër të sistemit kolektiv të Aleancës, e cila do të përcaktojë edhe kohën e organizimit si dëshmi besimi ndaj Shqipërisë.

Ministri tha se Ballkani Perëndimor mbetet kyç për sigurinë europiane, ndërsa njoftoi se kontratat janë nënshkruar dhe brenda këtij viti pritet mbërritja zyrtare e avionëve, të cilët do të ndihmojnë edhe në përballimin e emergjencave si zjarret.

Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë europiane. Shpenzimet për mbrojtjen janë investim për sigurinë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria po ndërton kapacitetet e saj si pjesë e një sistemi kolektiv të mbrojtjes së NATO-s. Prioriteti më i madh i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë dhe mbetet modernizimi i Forcave të Armatosura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT