Rama “non grata” në Kosovë? Sondazhi kryeson me përgjigje pozitive

Samiti i Mini-Shengenit, i mbajtur në Tiranë, me prezencën e presidentit serb Aleksander Vuçiç nuk është pritur mirë nga shqiptarët, të cilët kërkojnë madje edhe shpalljen e tij “non grata” në Kosovë.

Shkak për këtë gjë është bërë takimi i Ramës me Vuçiç në Tiranë në kuadër të Samitit, por edhe deklaratat e kreut të qeverisë shqiptare ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e cilësoi si “gënjeshtar të madh” dhe “të paditur klasik”.

Një sondazh u zhvillua online me pyetjen: A duhet Edi Rama të shpallet person Non Grata në Kosovë?

Pyetjes, në rreth 1 orë i janë përgjigjur rreth 10,300 persona, ku 80% e tyre shprehen me “Po”.

Të njëjtën gjë kërkoi sot edhe ish-deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e PDIU, Mesila Doda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT