VIDEO LIVE! Botërori i futbollit ngre siparin, ndiqni ceremoninë e hapjes

Pritjes i ka ardhur fundi. Kupa e Botës 2026 nis zyrtarisht nga stadiumi “Azteca” në Mexico City.

Momenti kulmor i spektaklit para ndeshjes i besohet superyllit kolumbian Shakira dhe artistit Burna Boy, të cilët do të interpretojnë “Dai Dai”, këngën zyrtare të Botërorit 2026.

Shfaqja artistike para ndeshjes do të zgjasë rreth 30 minuta. Përveç Shakirës dhe Burna Boy, në skenë performojnë edhe Alejandro Fernandez, Lila Downs, Belinda, Danny Ocean, J Balvin, Tyla, si dhe grupet Mana dhe Los Angeles Azules.

Shfaqja hapëse në Meksikë është e para nga 3 ceremonitë e planifikuara në vendet organizatore. Aktivitetet do të vijojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të lidhura nga një koncept i përbashkët artistik që pasqyron kulturën e secilit vend mikpritës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT