Dikur një tmerr, tani ky qytet në Shqipëri e mbylli 2017-n pa asnjë vrasje apo krim të rëndë
Në fjalën e tij, Veliu tha se fokusi për vitin 2018 do të jetë, operacioni kundër krimit të organizuar “Forca e Ligjit”.“Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për të zhvilluar analizën vjetore të punës së bërë nga kjo Drejtori për vitin 2017. Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.I pyetur nëse do të ketë reformë në polici, Veliu u përgjgj:“ Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël.”/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!